Dënohen me 75 vite burgim tre të akuzuarit për vrasjen në Suharekë

Prishtinë | 04 Qer 2024 | 10:46 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre të akuzuarve për veprat penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje” dhe “Shtytje në vrasje të rëndë”, rast që kishte ndodhur në tetor të vitit 2016 në fshatin Peqa të Suharekës.

Sipas njoftimit të Gjykatës, M.A dhe F.F janë fajtor se në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, ndërsa e akuzuara R.B për shtytje në vrasje.

Ata janë dënuar me nga 25 vjet burgim dhe do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim.

“Me datë 06 tetor 2016, në fshatin Peqan Komuna e Suharekë, me dashje direkte të akuzuarit M.A., dhe F.F., ndërmarrin veprime me qëllimit të privimit nga jeta në mënyrë mizore apo dinake e të ndjerit A.B., duke qenë të shtytur nga e akuzuara R.B., (bashkëshortja e të ndjerit – e akuzuar në këtë rast), ditën kritike shfrytëzojnë situatën dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit së pari e kanosin të dëmtuarit, e më pas ia lidhin duart viktimës A.B., ku edhe më pas ia lidhin edhe këmbët të ndjerit A.B., dhe largohet nga shtëpia më pas në mënyrë mizore dhe barbare me qëllim të shkaktimit të dhembjeve të mëdha fizike dhe psikike viktimës, e dërgojn viktimën mbi varrezat e fshatit Studencan –në mal, dhe duke shfrytëzuar rrethanat se viktima ishte i lidhur dhe i pa mbrojtur e godasin me mjete të forta duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore në trupin e të ndjerit, të cilin më pas e hedh në një gropë dhe e mbulon me dhe, ashtu gjysmë të groposur pastaj ia vënë zjarrin.”

“E akuzuara R.B.: Se në kohë të pacaktuar të vitit 2016 në takimet paraprake të cilat i ka pas me të akuzuarin, me dashje e shtytë të njëjtin për të kryer vepër penale të vrasjes dhe atë të bashkëshortit të saj të ndjerit – viktimës A.B., Këso dore në shtytje ka kryer veprën penale shtytja në vrasje të rëndë nga neni 179 par. 1 pika 1.4 e në lidhje me nenin 32 (Shtytja) par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës IV. I akuzuari R.A., në kuptim të nenit 364 par.1 pika 1.3 të KPP”

Të ngjashme