Një gjykatë iraniane ka dënuar me 10 vite burgim, një amerikan me dy shtetësi, i akuzuar për spiunim. Zëdhënësi i gjykatës, Gholamhossein Mohseni Ejei, nuk e ka bërë të ditur emrin e personit.
“Ky person që ishte duke mbledhur informacione edhe ishte i udhëhequr direkt nga Amerika, është dënuar me 10 vite burgim”, ka thënë ky zëdhënës, për televizionin shtetëror të Iranit.
Ai ka shtuar se personi i dënuar ka shtetësi amerikane dhe të një vendi tjetër, por jo të Iranit.
Shumë iranianë që kanë shtetësi të dyfishtë, siç është ajo amerikane apo nga vendet perëndimore janë burgosur në Iran gjatë vitit të fundit, me akuza për spiunazh apo bashkëpunim më qeveri armiqësore.
Në janar, prokurori i Teheranit ka thënë se rreth 70 “spiunë”, janë duke vujatur dënimin në burgjet e Teheranit.