Një spanjoll është dënuar me 15 vjet burg pasi vrau nënën e tij dhe hëngri trupin.
Alberto Sánchez Gómez, 28 vjeç, u arrestua në vitin 2019 pasi policia gjeti pjesë të trupit rreth shtëpisë së nënës së tij, në disa kontejnerë plastikë.
Gjykata hodhi poshtë argumentet e Sánchez se ai ishte duke përjetuar një episod psikotik në kohën e vrasjes.
Ai tani do të shërbejë 15 vjet për vrasje dhe pesë muaj të tjerë për përdhosjen e një kufome.
Gjatë gjykimit, gjykata tha se Sánchez, atëherë 26 vjeç, kishte mbytur nënën e tij gjatë një mosmarrëveshjeje.
Ai pastaj copëtoi dhe hëngri pjesë të trupit të saj gjatë dy javëve në vijim, duke i ushqyer edhe qentë e tij.