Dënohet me burg studenti që postoi një artikull të BBC-së në Facebook

Prishtinë | 15 Gus 2017 | 13:47 | Nga

Një student aktivist është dënuar me burg për shkak se e kishte postuar një artikull të BBC-së në murin e vet në rrjetin social Facebook.

Artikulli të cilin e kishte postuar studenti tajlandez ishte cilësuar si ofendues ndaj mbretit të Tajlandës, ka thënë avokati i studentit, transmeton Express. Për ketë, aktivisti do t’i vuajë dy vjet e gjysmë burg.

Jatupat Boonpattaraska, i njohur edhe si Pai, aktivist dhe kritik i juntës sunduese, është personi i parë që akuzohet për ofendim mbretëror, i njohur edhe si lese-majeste, pasi mbreti i ri Maha Vajiralongkorn erdhi në fron edhe formalisht më 1 dhjetor, pas vdekjes së babait të tij, mbretit Bhumibol Adulyadej.

Jatupat u arrestuar më 3 dhjetor dhe u akuzua për postimin e një profili të mbretit të publikuar në BBC në gjuhën tajlandeze, të cilin disa e cilësuan si ofendues.

Ai u deklarua i fajshëm në gjykatë për akuzat që e rëndonin, duke bërë që gjykatësi ta shpallte verdiktin menjëherë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme