Një nënë nga Nebraska, SHBA – është dënuar me 102 vite burgim për keqtrajtim seksual të dy djemve të rinj, që ishin miq të bijës së saj – kur dyshja kaluan një natë në shtëpinë e tyre.
Christina Greer, 38-vjeçe, në mars u shpall fajtore mbi tri pika të aktakuzës për sulm seksual – keqtrajtim të rinjve, të moshës 12 dhe 13-vjeç, transmeton Telegrafi.
E ky dënim është konfirmuar të hënën, ku u konstatua që Grir djemve u kishte dhënë alkool dhe bonbone me marihuanë kur gjatë një vikendi qëndruan të bija e saj.
Gjithashtu u kishte kërkuar që të shlyejnë çdo dëshmi nga telefoni duke ua ndaluar që t’i tregojnë dikujt se çfarë kishte ndodhur.
Hetuesit në telefonit e njërit prej djemve kanë gjetur fotografi eksplicite të akuzuarës – që iu paraqitën gjykatës.