Dënohet me burg i akuzuari për pjesëmarrje në grup terrorist

Prishtinë | 16 Shk 2022 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me tre vjet e tre muaj burgim S.Q., i akuzuari për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist, shkruan Gazeta Express.

I dënuari ndaj këtij vendimi ka të drejtë që të ankohet në Gjykatën e Apelit.

“I akuzuari S.Q është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tre) vite e 3 ( tre) muaj burgim, të cilin në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në masë të paraburgimit. Gjykata me aktvendim të veçantë të akuzuarit S.Q ia vazhdon masën e paraburgimit derisa aktgjykimi të merr formën e prerë por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar me aktgjykim të kësaj gjykate”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë 16 shkurt 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit S.Q për veprën penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari S.Q është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tre) vite e 3 ( tre) muaj burgim, të cilin në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në masë të paraburgimit. Gjykata me aktvendim të veçantë të akuzuarit S.Q ia vazhdon masën e paraburgimit derisa aktgjykimi të merr formën e prerë por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar me aktgjykim të kësaj gjykate.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës,

përmes kësaj gjykate.

Të ngjashme