Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar përmes një komunikate për medie se është shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit B.M. për shkak të ushtrimit të dhunës në familje.
Poashtu sipas gjykatës ai është dënuar me 30 euro gjobë në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit.
Njoftimi i plotë:
Prizren, 27 janar 2021 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ( gjyqtari i rastit Fatmir Krasniqi) ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit B.M., për shkak se:
– Me datë 24.04.2020, në Prizren në shtëpinë e përbashkët familjare, ushtron dhunë psikologjike dhe ekonomike me qëllim të të cënimit të dinjitetit të personit tjetër brenda familjes, përkatësisht ndaj të dëmtuarve – prindërve të tij, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje duke qenë nën ndikimin të përdorimit të narkotikëve, kërkon nga prindërit e tij para në vlerë prej 100 euro, dhe kur këta të fundit nuk i japin para, i njëjti në mënyrë agresive fillon ti ofendojë, fyejë, e shajë si dhe i kanos se do ti djeg shtëpinë dhe fillon të gjuajë me gurë në drejtim të kulmit të shtëpisë me ç ‘rast, tek të dëmtuarit shkakton frikë, stres psikologjik, ankth dhe pasiguri,
Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarit i ka shqiptuar :
I akuzuari është obliguar që në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor, të paguajë shumën prej 30 euro, dhe shumën prej 30 euro në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit.
Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i vetëm gjykues ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.
Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.