Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se i akuzuari me inicialet H.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me 4 vjet e 8 muaj bugim, për shkak të veprës penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.
Sipas gjykatës i njëjti akuzohet që së bashku me bashkëshorten e tij dhe vajzën e mitur në vitin 2015, e kishte lëshuar territorin e Kosovës, ku përmes Turqisë dhe lidhjeve të caktuara kishte mbërritur në Siri, me qëllim që t’i bashkohen organiztaës terroritste atje, të njohur me emrin ”ISIS”.
“I akuzuari H.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite e 8 (tetë) muaj, në të cilin dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 01.08.2018 e tutje, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar në aktgjykim. Të akuzuarit H.S i është vazhduar paraburgimi deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar me burgim. I akuzuari me datë 23.11.2015, me paramendim dhe me dashje si dhe me përgatitje paraprake së bashku me bashkëshorten e tij dhe vajzën e mitur kishte lëshuar territorin e Republikës së Kosovës, përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë dhe kishte udhëtuar për në qytetin e Stambollit të Republikës së Turqisë dhe përmes lidhjeve të caktuara kishte depërtuar në Siri, me qëllim që ti bashkëngjitet organizatës terroriste “ISIS”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Në anën tjetër siç raporton kjo gjykatë, i njëjti atje ishte shkuar për tu bërë pjesë e Byrosë së ushtarëve të “ISIS”, duke u financuar nga këta të fundit me shumë prej 100 dollarëve amerikan në muaj dhe duke bashkëpunuar edhe me të tjerë si Lavdrim Muhaxheri.
H.S së bashku me familjen e tij, ishte dorëzuar te Forcat Demokratike Siriane e pastaj ishte riatdhesuar në Kosovë më datë 28.05.2022.
“E cila në këto vende ka qenë duke u luftuar, është angazhuar si pjesëtarë i “ISIS-it”, si administrator në Byronë e ushtarëve të plagosur nën administrimin e “ISIS-it”, është financuar nga “ISIS” me shumën e të hollave prej nga 100 Dollar Amerikan në muaj, duke bashkëpunuar edhe me epror dhe luftëtarë të “ISIS-it”, si Lavdrim Muhaxheri etj, e që më pastaj është dorëzuar tek Forcat Demokratike Siriane, ku edhe me datë 28.05.2022 është riatdhesuar në Republikën e Kosovës. Kundër këtij aktgjykimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.”, deklaron Gjykata Themelore në Prishtinë.