Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit B.ZH. për veprën penale të ri cilësuar “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” në nenin e Kodit Penal të Kosovës.
I akuzuari është shpallur fajtorë dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej një viti, të cilin dënim i akuzuari do ta mbajë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, ku do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
“I akuzuari B.ZH. ka ndihmuar të pandehurit B.A. dhe G.M. të cilët gjenden në arrati, që pas kryerjes së veprës penale të sulmit ndaj të dëmtuarit S.Z. ish- Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, duke qenë në dijeni dhe me dashje ka kontribuar në krijimin e kushteve për kryerjen e veprës penale, duke i transportuar të pandehurit nga vendi i ngjarjes në drejtim të Podujevës”.
“I dëmtuari S.Z. në realizimin e kërkesës pasurore-juridike udhëzohet në kontest të rregullt juridiko civil. Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës”.