Dënohet me pesë vjet burgim i akuzuari për dhunim

Prishtinë | 26 Dhj 2023 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit Sh.Sh për veprën penale “Dhunim”.

Ai është dënuar me 5 vjet burgim, ndërsa detyrohet që në emër të Fondit për kompensimin e viktimave të krimit, të paguajë shumën prej 50 euro.

Njoftimi i plotë:

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit Sh.Sh për veprën penale Dhunimi

Prishtinë, 26 dhjetor 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarit Sh.Sh, i akuzuar për veprën penale Dhunimi nga neni 230 paragrafi 4 nënparagrafi 4.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari Sh.Sh është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vitesh për veprën penale Dhunimi, i akuzuari detyrohet që në emër të Fondit për kompensimin e viktimave të krimit, të paguajë shumën prej 50 euro.

E dëmtuara në këtë çështje penale, për realizimin e kërkesës pasurore juridike, udhëzohet në kontest juridiko- civil.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Të ngjashme