Dënohet për korrupsion me 3 vjet e gjysmë heqje lirie kryetari i Kuvendit në Rumani

Prishtinë | 27 Maj 2019 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Politikani më i fuqishëm i Rumanisë, Liviu Dregnea është dënuar me burg nga Gjykata e Apelit në këtë shtet.

Gjykata e Apelit në Rumani ka hedhur poshtë pretendimet nga kreu i Partisë Social Demokrate (PSD), Liviu Dregnea i cili kërkonte ndryshimin e dënimit të tij në vitin 2018 pasi akuzohej për korrupsion.

Vendimi nga Gjykata e Apelit në Bukuresht u dha ditën e sotme, duke lënë kështu në fuqi dënimin e dhënë më parë me 3 vite e 6 muaj heqje lirie. Ai gjithashtu akuzohet edhe për raste të manipulimit të votave. Dragnea, mban postin e kryetarit të Kuvendit në Rumani duke u konsideruar kështu si një nga politikanët më të fuqishëm të vendit.

Kujtojmë se Rumania është tronditur gjatë dy viteve nga rastet e dyshuara për korrupsion dhe nga protestat e vazhdueshme që janë mbajtur nga qytetarët.

Të ngjashme