Pierre le Coq mund të jetë dentisti më “cool” në botë.
Kur ai nuk është duke rregulluar dhëmbët e pacientëve në ordinancën e tij në St. Brieuc në veriperëndim të Francës, ai mund të gjendet në valët e detit në brigjet e Brittanys, duke rafinuar shkathtësitë e tij në sportin e surfimit me ndihmën e erës, që i ka siguruar atij një medalje olimpike deri më tash, shkruan Koha Ditore.
Surfimi me ndihmën e erës që njihet si “Windsurfing” dhe dentisti nuk janë një kombinim aq i pritur, por ka dalë një kombinim fitues për Le Coqin.
Ai ka dy tituj bote në emrin e tij, si dhe një medalje të bronztë në lojërat olimpike “Rio 2016”, kur kaloi një start katastrofal për t’u ngjitur lart në renditje dhe duke përfunduar në podium.