Përfaqësuesja e Holandës fitoi ndaj Luksemburgut me rezultat 1-3, ndërsa në këtë takim Memphis Depay e tundi rrjetën kundërshtare dy herë.
Anësori i Manchester Unietdit pas ndeshjes ka thënë se shpreson se kjo do të ndikojë pozitivisht në të ardhmen e tij te Djajtë e Kuq, duke shpresuar se trajneri Jose Mourinho do t’i jap më shumë minuta në fushë, por nuk ka folur konkretisht për një kalim të mundshëm gjatë janarit te Evertoni.
“Do të kthehem te Unitedi me një ndjenjë të mirë, sepse kam luajtur këtu dhe kemi. Kjo është e rëndësishme”, ka thënë Depay.
Holandezi ka luajtur vetëm 20 minuta këtë sezon me skuadrën angleze në Ligën Premier.