Policia e Kosovës ka arrestuar të martën katër persona në Klinë për shitje të paautorizuar të armëve.
Përveç armëve të konfiskuara te të dyshuarit, janë kap edhe 63 mijë euro.
“Me datën 18.06.2017 është zbatuar urdhëresa e GJPP me ç’rast janë konfiskuar 6 pushkë automatike AK/47, ndërsa gjatë hetimit të rastit me datën 27.06.2017 janë identifikuar dhe arrestuar katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, tek të cilët janë gjetur dhe konfiskuar 8 pushkë automatike AK/47 dhe një armë antitank”, njofton Policia.
“Me urdhër të prokurorit janë kryer bastisje në shtëpitë e të dyshuarve me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar edhe 15 pushkë automatike AK/47, një antitank, 120 fishekë, një pushkë ajrore, dy automjete dhe 63 000€ para”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.