Deponia e mbeturinave, rrezik për ndotje të ujit të pijes

Prishtinë | 17 Dhj 2018 | 08:53 | Nga Ekonomia Online

Ndonëse banorët e Bashkësisë Lokale të Qirezit kanë protestuar para Komunës në ditën kur është mbajtur seanca, Kuvendi i Skenderajt ka miratuar propozim-vendimin për deponi interte të mbeturinave në vendin e quajtur “Delli” në Qirez, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Kuvendi i Skenderajt në një mbledhje të jashtëzakonshme ka miratuar propozim-vendimin për caktimin e lokacionit për vendosjen e deponisë së mbeturinave interte në vendin e quajtur “Delli” të Qirezit.

Kuvendarët e Skenderajt kishin vendosur që për propozim-vendimin për deponinë inerte në “Delli” të Qirezit ta diskutojnë në mbledhje të jashtëzakonshme, pasi që propozim-vendimin e kishin cilësuar të papranueshëm për banorët e asaj ane, sepse, siç patën thënë disa nga asamblistët, bërja e deponisë së mbeturinave sipër shtëpive, jo më larg se 100 deri në 300 metra nga shtëpitë, në pjesën ku banorët furnizohen me ujë të pijes, paraqet rrezik për shëndetin e banorëve të asaj zone. Për këtë arsye asamblistët në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Skenderajt vlerësuan se për këtë çështje do të diskutojnë në seancë të jashtëzakonshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme