Depozitat arrijnë në 2.5 miliardë euro

Prishtinë | 27 Kor 2016 | 12:25 | Nga Fitore Zena Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fondi për Sigurimin e Depozitave të Kosovës (FSDK) ka paraqitur sot raportin vjetor për vitin 2015, po ashtu ky raport ka shënuar fillimin e bashkëpunimit teknik me BERZH-in për zhvillimin e sektorit për kompensimin e depozitarëve. Sipas raportit, në fund të vitit 2015 totali i depozitave arriti në 2.5 miliardë euro, ndërsa totali i depozitave të siguruara me nivel të sigurimit prej 3 000 euro ishte 494 milionë euro.

Ndërsa numri i depozituesve në bankat e Kosovës është 847 455. Limiti i tanishëm i sigurimit të depozitave është 4 000 euro, i rritur nga 3 000 euro nga data 01.01.2016, ndërsa limiti i sigurimit do të rritet në 5 000 euro nga 01.01.2018 në pajtim me LSDA. “Totali i depozitave bruto të bankave anëtare2 , deri më 31 dhjetor të vitit 2015 arriti në 2.65 miliardë euro që paraqet rritje prej 6.2% ose 155.5 milionë euro krahasuar me 2.49 miliardë euro në fund të vitit 2014”, thuhet në raport.

Ministri I Financave, Avdullah Hoti, theksoi se janë të kënaqur me analizën e raportit vjetor 2015, ku ka pasur rritje të depozitave dhe rritje të besueshmërisë së qytetarëve.

“E kemi analizuar raportin e FSDK-së dhe jemi të kënaqur me rritjen e depozitave, me këtë rritje, rritet edhe besueshmëria e qytetarëve por e ftoj Bankën Qendrore dhe guvernatorin të jemi aktiv që të rriten depozitat, sepse ka efekt pozitiv edhe në biznese”, th Hoti.

Zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, theksoi se ky vit ka shënuar një rritje të depozitave prej 3 mijë euro në 4 mijë euro duke shpresuar që ta rrisim deri në 5 mijë euro depozitën.

Sipas tij, Banka Qendrore e Kosovës ka shprehur gatishmëri për përkrahje të çdo aktiviteti për zhvillimin e sistemit të depozitave sepse roli i Bankës Qendrore është të sigurojë stabilitet financiar.

Udhëheqësja e Zyrës Rezidente e BERZH-it në Prishtinë, Elena Petrovska e falënderoi ministrin Hoti për përkrahje duke cekur se presin fillimin e bashkëpunimit të marrjes së kredisë dhe bashkëpunimin me BERZH.

“Një tjetër arritje e rëndësishme që vlen të theksohet është nënshkrimi i Marrëveshjes së grantit me BERZH-in për zhvillimin dhe implementimin e sistemit të kompensimit të depozitarëve (SKD) në vlerë prej 255 523 34 eurove me grant nga BERZH-i prej 230 099 61 dhe bashkëfinancim nga FSDK prej 25 423 73”, tha ajo.

Projekti i bashkëpunimit teknik me BERZH realizohet në kuadër të Marrëveshjes së Kredisë për linjën kreditore për FSDK në vlerë prej €10 milionë, të garantuar plotësisht nga Republika e Kosovës, përmes Ministrisë së Financave.

Kryetari i Bordit të drejtorëve të Shoqatës së Bankave të Kosovës, Ilir Aliu, tha se sektori bankar është i stabilizuar mirë dhe se normat e interesit kanë pasur ulje në 5.6 % në kredi biznese familjare dhe në sektorin e ekonomisë ka pasur ulje 7%.

Sipas raportit, vëllimi i përgjithshëm i depozitave të siguruara arriti në 495 milionë euro, ose 18.6% të shumës totale të depozitave të bankave anëtare.

Shuma e depozitave të siguruara u rrit me 9.4% apo për 42 milionë euro krahasuar me fundin e vitit 2014.

Raporti i depozituesve të siguruar deri në limitin e sigurimit ndaj numrit të përgjithshëm të depozituesve ishte 97.08%, ndërsa raporti i depozitave të siguruara ndaj totalit të depozitave është rritur për 54 pikë bazë nga 18.14% në vitin 2014 në 18.67% në fund të 2015.

 

Të ngjashme