Një studim tregon që fëmijët që rriten me nënat në depresion, kanë më shumë gjasë të kenë koeficient më të ulët të inteligjencës.
Kështu konfirmon një raport i ri britanik ndërsa thekson se 10 deri në 25 për qind e grave të cilat përjetojnë depresion pas lindjes, mund të vonojnë zhvillimin e fëmijës së tyre.
Megjithatë hulumtimet e reja nga Universiteti i Kalifornisë, potencojnë se ndikimi në zhvillimin mendor dhe të mësuarit të fëmijëve të tyre mund të vazhdojë me vitet e adoleshencës së fëmijës nëse edhe ka depresioni.
Ndërsa normat e depresionit fluturojnë gjithnjë e më shumë në SHBA, lufta proaktive dhe trajtimi i depresionit në nënat mund të ndihmojë në uljen e barrës së sëmundjes mendore për gjeneratat e ardhshme, sugjeron studimi.