Depuetja Marigona Geci ka bërë thirrje që niveli qendror i isntitucioneve t’i dalin në ndihmë Komunës së Vitisë, meqë pas rasteve të infektuara e gjithë komuna është vendosur në karantinë.
Geci ka thënë se mesazhin e marrë nga kryetari i Komunës, Sokol Haliti, ka vendosur ta publikojë në ‘facebook’, meqenëse sot s’do të mund të marrë pjesë në mbledhjen e Kuvendit, meqenëse gjendet në Viti dhe se do të respektojë vendimin e qeverisë.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Unë Marigona Geci, jam e vetmja deputete që përfaqësoj komunën e Vitisë në Kuvendin e Kosovës dhe tani gjindem në shtëpinë time në fshatin Drobesh, komuna e Vitisë dhe jam duke i zbatuar vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës edhe pse sot do të duhej të merrja pjesë në seancën e caktuar nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës.
Territori i Komunës së Vitisë me vendim të Qeverisë është vendosur në karantinë- kryetari Haliti së bashku me popullatën po kërkojnë ndihmë urgjente prej nivelit qendor.
Pas konfirmimit të infektimitit të dy qytetarëve të komunës së Vitisë me virusin COVID-19, janë duke u zbatuar rregullat dhe janë bllokuar hyrjet dhe daljet nga kjo komunë, edhe unë si deputete kam vendosur ti zbatoj rregullat e Qeverisë së Kosovës.
Megjithatë unë si deputete nga radhët e LDK-së kam vendosur që kërkesën e Kryetarit Sokol Haliti për Qeverinë e Republikës së Kosovës në nivelin qendor ta bëjë publike që sa më parë të ju dal në ndihmë komunës së Vitisë me mjete financiare e gjëra të tjera të nevojshme me qëllim të parandalimit të përhapjës së koronavirusit.
“Vitia nuk mund të ia dal e vetme ta përballojë këtë situatë. Ne parapraksiht kemi marrë masa në fshatin Stubëll pasi që i infektuari i parë me këtë virus është nga Stublla, por që ka ardhur në këtë fshat prej Italisë. Na duhet sa më parë ndihma nga niveli qendrorë, pasi që Qeveria ka vendosur që gjithë territori i komunës së Vitisë të futet në karantinë. Sidomos kemi nëvojë të furnizohemi me mjete mbrojtëse për personat që janë të angazhuar në menaxhimin e kësaj situate me maska, dezinfektues, dorëza dhe të tjerë” . Ndihma është e domosdoshme me qëllim të parndalimit të përhapjës së këtij virusi në territorin e Kosovës.
Komuna e Vitisë kërkon nga niveli qendrorë që të gjejë mundësitë e mbështetjes edhe me staf mjekësor pasi që një pjesë e madhe e stafit mjekësor të Vitisë është në karantinë pasi që kanë kontrolluar personin që tashmë ka dalur i infektuar me këtë virus .
Kërkohet një komunikim më i madhë në të dy nivelet, atë lokal dhe atë qendror.
Gjithashtu komuna e Vitisë, njofton të gjithë qytetarët se nëse kushdo qe ka dyshime që janë prekur nga ky virus të mos vizotojnë menjëherë mjekun por të telefonojnë në këtë numër 038 200 80 800 dhe të vetëizolohen.
Kërkojmë nga qytetarët e Vitisë që të ju përmbahen udhëzimeve të marrë nga niveli qendoror dhe të ju shmangen lëvizjeve të panevojshme