Deputet i Parlamentit Evropian zotohet se do të angazhohet që Kosova të marrë liberalizimin e vizave

Prishtinë | 02 Nën 2022 | 11:02 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione e ka pritur në takim Romeo Franc, deputet i Parlamentit Evropian, raporton Ekonomia Online.

Franc me këtë rast tha se do të angazhohet që Kosova të marrë liberalizimin e vizave. Madje tha se Kosova zë vend të posaçëm në zemrën e tij.

“Është e katërta herë që vij në Kosovë. Është ndjenjë kënaqësie dhe ndihem si në shtëpinë time. Jam shumë i lidhur me diasporën. Vendi juaj nuk është vend i huaj, por vend që zë vend të posaçëm në zemrën time”.

“Kosova duhet të  jetë pjesë e BE dhe çështja e liberalizimit ne jemi duke pritur shumë gjatë për këtë gjë dhe angazhohem që Kosova të ketë liberalizimit të vizave dhe Kosova duhet të jetë pjesë e BE”.

Kryetarja e Komisionit Duda Balje, tha se shpesh herë është ndierë e diskriminuar ngase i përket një pakice, po që ka vendosur që t’i injorojë këtë paragjykime.

“Kosova është vend i vogël multi-etnik dhe duhet të luftojmë për të drejtat tona. Unë ndihem shpeshherë e diskriminuar dhe kam vendosur t’i injoroj dhe jam duke luftuar kundër kësaj dukurie”.

Isak Skenderi nga shoqëria civile, tha se do ta shfrytëzojnë vizitë e deputetit për të diskutuar për trajtimin e komuniteteve në Kosovë, raporton EO.

“Sot punojmë në përfshirjen të këtij komuniteti në shoqërinë tonë. Ai erdhi në Kosovë në rolin e kryesuesit, por ne shfrytëzuam rastin të ftojmë Romeon në këtë takim për të diskutuar temën për këto tri komunitete. Duhet ta luftojmë këtë fenomene dhe të krijojmë shoqëri të barabartë pa dallim prej ngjyrës”.

Të ngjashme