Komisioni i për Çështje Ligjore, Administratë Publike dhe të Drejtat e Njeriut i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të vizitës në Kosovë, është takuar me Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.
Mediet gjatë këtij takimi janë lejuar të marrin vetëm pamje. Pas takimit që të dy komisionet pritet të nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi, raporton Ekonomia Online.
Gjatë ditës Komisioni për Çështje Ligjore, Administratë Publike dhe të Drejtat e Njeriut i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë do të takohet edhe me komisionin për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media të Kuvendit të Kosovës si dhe me Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.