Deputetes së VV-së i shkon Policia në shtëpi, pati probleme me fqinjën

Prishtinë | 26 Sht 2021 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi, ka bërë të ditur se ka disa probleme me fqinjën e saj.

Sipas Matoshit, fqinja e saj ia ka sulmuar qenin dhe ka kërcënuar se edhe do ta vrasë atë.

“Kojshikja jonë e dashtun e ka sulmu qenin duke e gjujtë papuçe po ashtu çikes tem 9 vjeçe i ka thanë që kom me ta PRE qenin”, ka shkruar Matoshi në Facebook.

Andaj sot, policia i trokiti në derë Matoshit duke e këshilluar që së pari ta lidhë qenin e pastaj tw bisedojnw me tw.

“Njerzit kane mendu qe naj Pit Bull a naj qen i rrezikshem, kur e pane qenin tone ja nisen me lujt me te edhe na tregun qe per te jon ardhe!!! Tash a m’tregoni mu a ma i rrezikshem qeni a njeri qe kercenon me pre e me gjujt papuqe ni qen te vockel qe sa ka nise me shiju jeten e me i bo te lumtun krejt per rreth vetes, plus me e bo me vaj e me merzite qiken 9 vjeçe me asi fjale te tmerrshme? Mentaliteti jone le per te deshiruar e edhe ma shume qasja ndaj njerezve femijeve e gjithashtu dhe kafshëve”, ka shkruar Matoshi në Facebook.

Të ngjashme