Deputetët britanikë i premtojnë Kurtit përkrahje për anëtarësim në KiE

Prishtinë | 01 Nën 2022 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Deputetë të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, i kanë premtuar kryeministrit Albin Kurti, përkrahje për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, në NATO dhe institucione tjera ndërkombëtare.

Sipas njoftimit për media të Qeverisë, Kurti i shoqëruar me ambasadorin, Ilir Kapiti, në Parlamentin britanik i ka takuar deputetët Harriett Baldëin, Stephen Doughty, Alex Sobel, Martin Vickers, Luke Pollard, Mattheë Offord dhe Tony Lloyd.

“Ai iu falënderua përfaqësuesve britanikë për kontributin për Kosovën. Gjatë bashkëbisedimit në veçanti u theksua vazhdimi dhe thellimi i miqësisë dhe partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Të ngjashme