Deputetët dhurojnë gjak, përçojnë mesazh tek qytetarët

Prishtinë | 14 Qer 2019 | 15:46 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, në Ditë Botërore të Dhurimit të Gjakut, ka vizituar Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.

Ata fillimisht kanë zhvillua një takim me drejtoreshën e Qendrës Kombëtare të Tranfuzuonit të Gjakut, dhe në mënyrë simbolike për të shënuar këtë ditë kanë dhuruat gjak.

Bukurije Zhubi drejtoreshë e QKTGJ-së tha se interesimi për dhurim të gjakut është shumë i madh dhe se kanë pranuar një fluks të madh të vullnetarëve.

“Interesimi për dhurim të gjakut në këtë ditë të shënuar, është jashtëzakonisht i madh. Kemi fluks të madh të dhuruesve të gjakut të cilët kanë ardhur këtu me nda këtë manifestim së bashku. Edhe në shesh ky numër është i konsiderueshëm ku pjesëtarë të FSK-së dhe policisë së Kosovës kanë dhuruar gjak”, tha ajo.

Drejtoresha Zhubi, tha se ky institucion shëndetësor është mbështetur vazhdimisht dhese nuk kanë pasur mungesa të dozave të gjakut.

Neve si institucion shëndetësorë nuk na mungon përkrahja kemi pasur përkrahje duke filluar prej qarqeve më të larta deri tek qarqet më të ulëta, gjithmonë kemi pas mbështetje të fortë nga të gjitha institucionet, dhe kjo na ka ndikuar që të kemi këtë numër të dhuruesve të gjakut 80% vullnetarë domethënë angazhimi i përbashkët ka ndikuar në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për dhurim të gjakut” tha Zhubi.

Besa Baftiu kryetare e Komisionit për Shëndetësi, tha se për për nder të Ditës Botërore, si komision kanë vendosur të dhurojnë gjak.

“Për nder të ditës botërore të dhurimit të gjakut në shenjë solidarizimi me të gjithë ata që kanë dhurua gjak, kjo është një ditë e shenjtë e veçantë për qytetarët që në mënyrë vullnetare dhurojnë gjak, prandaj edhe ne sot si deputet por edhe si qytetarë i jemi bashkëngjitë këtij aksioni”

Edhe deputeti Neser Rugova tha se me anë të kësaj vizite përçojnë mesazhin tek të gjithë qytetarët për rëndësinë e dhurimit të gjakut.

“Sot në këtë ditë të shënuar kur dhurohet gjak dhe dhurohet jetë, bashkë me kryetaren e komisionit për shëndetësi, jeni këtu jo vetëm për të dhuruar gjak por për të përçuar mesazh tek qytetarët e vullnetit të mirë që të dhurosh gjak do të thotë të shpëtosh jetë” tha Rugova.

Të ngjashme