Deputetët diskutojnë për shtimin e masave ndaj Coronavirusit nëpër pikat kufitare

| 03 Mar 2020 | 15:17 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Anëtarët e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale kanë  diskutuar për masat që duhet të merren për parandalimin dhe mbrojtjen nga Coronavirusi,  virus nga i cili sipas të dhënave të deritashme kanë vdekur rreth tre mijë persona.

Anëtari i këtij komisioni nga PDK, Bekim Haxhiu, ka thënë se duhet të bëhen kontrolle më të  rrepta në pikat kufitare, meqë sipas tij nuk janë duke u bërë  kontrolle të detajuara.

“Propozoj me i pa nga afër pikat kufitare  për të parë nga afër masat qe janë ndërmarrë në vendhyrjet në Kosovë. Sepse sipas disa informacioneve nuk po bëhet ndonjë kontroll e detajuar dhe është rrezik potencial për përhapjen e coronavirusit.  Propozoj që ne me pa nga afër se a qëndrojnë ato që u thanë javën e kaluar”, tha Haxhiu

Por, sipas deputetit të Vetëvendosjes, Fitim Uka është e pamundur që të bëhen kontrolle të rrepta më pikat kufitare, megjithatë është shprehur i gatshëm për t’i vizituar dhe për të parë se cka mund të kontribuojnë.

“Ministri ka treguar që është e pamundshme që të bëhet kontroll i rreptë për coronavirus në pikat kufitare”, u shpreh ai.

Në këtë mbledhje ku u bë miratimi i fushëveprimit të Komisionit, u diskutua edhe për paqartësitë që ka krijuar shpërbërja e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. 

Kryetarja a e këtij komisioni, Albena Reshitaj tha se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Social do duhej të ishte prioritet i qeverisë.  “Komisioni do mbulojë çështjet e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale. Fushëveprimtaria e mirëqenies sociale të ndryshohet dhe të përshtatet me fushat që mbulon komisioni”, ka thënë Reshitaj.

Sipas saj, komisioni  është funksion  dhe i shqyrton të gjitha çështjet e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale.

“Ministria  e punë do duhej të ishte ndër shtyllat e qeverisë. Presim të ketë sukses në këtë copëtim edhe pse mbetet për tu dëshiruar”, tha Reshitaj.

Nënkryetari i komisionit, Haxhi Avdyli tha se për herë të parë qeveria ka bërë reduktimin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe se edhe për të është e paqartë se cilat ministri do t’i monitorojnë.

“Meqë kemi ndyshime,  akoma se kemi një ligj per qeverinë dhe tani për herë të parë qeveria ka bërë reduktimin e Ministrisë se Punës dhe Mirëenies Sociale,  ka pasur një paqartësi edhe për disa diksastere edhe pse komisioni jonë eshtë zvogluar prapë kishte paqartësi cilat ministri po i monitorojmë.”, ka thënë Avdyli.  Avdyli tha se fushëveprimi i këtij komisioni duhet të aprovohet.

“Mendoj që akoma Ministria e Shëndetësisë nuk i ka ngritur kapacitetet e saj dhe është në fazën  fillestare.  Shpërndarja e departamenteve do të ndodhë  por më intereson reforma pensionale. Kjo është cështje e madhe dhe duhet të adresohet”, ka thënë ai.

Bekim Haxhiu, anëtar i komisionit nga radhët e PDK-së fba se është mirë pasi tani janë të informuar për fushëveprimin e komisionit.  Sipas tij është hera e parë për këto 20 vjet që shuhet Ministra e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Sipas Haxhiut kjo ministri u shua nga një parti e majtë që në parim i ksuhtojnë rëndësi mirëqenies  sociale dhe të drejtave të  tyre.

“Mirë që tash po e dimë fushëveprimin e komsionit. Do angazhohemi për  të bërë punën me të mirë në komision.

Sërish Haxhiut i është përgjigjur deputeti i pozitës Fitm Uka, i cili ka thënë se duhet t’i jepet kohë qeverisë  dhe se nuk duhet të jetë forma dhe numri por përmbajtja.  

“Qeveria ka pak kohë që është votu dhe duhet t’i japim pak kohë. Nuk qëndron ajo se dicka e tillë është bërë pa analizë paraparke” tha ai

Haxhiu në replikë ndaj Ukes tha se janë parti e majtë dhe e kanë shuar këtë ministri.  

“Nëse nuk me ke kuptuar askush asgjë nuk ka kundër 15 apo 12 ministri, por po flasim për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale,  jeni parti e majtë e keni shuar dhe keni shpërndarë. Nuk ekziston më ministria e Punës dhe Mirëqenies sociale, kjo është e saktë”, theksoi Haxhiu.

Të ngjashme