Deputetët e Kuvendit kanë mbërritur në seancë ku do të debatohet gjendjen me pandeminë dhe sigurimin e vaksinave anti-Covid, kjo pas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Deputetët e VV-së të parët kanë ardhë në sallën plenare të Kuvendit.
Ndër deputetet që kanë ardhur janë parë: Armend Muja, Vafsije Krasniqi Goodman, Adelina Grainca, Mimoza Kusari Lila, Adriana Matoshi. Edhe nga PDK është shefi i Grupit Parlamentar, Abelard Tahiri, si dhe deputetja Filloretë Zenjnullahu.
Po ashtu, në seancë ka mbërritur edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Ndërkohë shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka shkruar para seancës së Kuvendit se Qeveria nuk do të duhej të kishte asnjë prioritet tjetër pos kësaj çështje.
Tahiri në Facebook ka shkruar se kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sot duhet të shkojnë në seancë të Kuvendit.