Para fillimit të seancës, deputetët e AAK-së kanë shpërndarë letra me mbishkrimin “E harruat Policinë” në ulëset e deputetëve të VV-së dhe të ministrave të Qeverisë Kurti.
Kjo seancë u bojkotua nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).
Një letër e tillë i është vendosur edhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca, i cili ndryshe nga bashkëpartiakët e tij është paraqitur në seancë dhe e ka udhëhequr.
Konjufca, i cili është kritikuar se “ka humbur ndikimin në partië”, pasi nuk ka mundur t’i bindë deputetët të vijnë seancë, nuk ka kursyer batuta me shefin e Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.
“A pi donë disa gërshërë se më dhëmb është vështirë me këput ngjitësin”, “Vështirë është me ja gjet fijen”, ishin batutat e Konjufcës drejtuar Tahirit të AAK-së.