Grupi Parlamentar i AAK-së ka pritur sot në takim një përfaqësi të Bordit Drejtues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë si dhe përfaqësim të diplomatëve shqiptarë të karrierës.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, GP i AAK-së ka thënë se lidhja dhe komunikimi me diplomatë të karrierës është i mirë se ardhur dhe shumë i domosdoshëm.
“Duke vlerësuar kontributin, përvojën e gjatë dhe lidhjet e komunikimet e diplomatëve të karrierës, është i mirëseardhur dhe kuptimplotë përkushtimi për kontribut kombëtar. Në veçanti, ky angazhim, në këto momente kur po kalojmë si shtete e komb, është tejet domethënës”, thuhet në njoftimin e GP të AAK-së.
Njoftimi i plotë:
Deputetët e Grupit Parlamentar pritën në takim një perfaqësi të Bordit Drejtues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, si perfaqësim i diplomatëve shqiptarë të karrierës.
Duke vlerësuar kontributin, përvojën e gjatë dhe lidhjet e komunikimet e diplomatëve të karrierës, është i mirëseardhur dhe kuptimplotë përkushtimi për kontribut kombëtar. Në veçanti, ky angazhim, në këto momente kur po kalojmë si shtete e komb, është tejet domethënës.
Ky vullnet dhe këto kredenciale, për akterët shtetërorë duhet të shërbejnë si platformë e udhërrëfyes karshi partneriteteve ndërkombëtarë dhe diplomacisë.