Deputetët e AAK-së vizitojnë minatorët: Gjendja alarmante, qeveria të veprojë urgjentisht

Prishtinë | 02 Nën 2023 | 22:10 | Nga Ekonomia Online

Grupi Parlamentar i AAK-së, sot në orët e vona ka vizituar minatorët e Trepçës për tu informuar me gjendjen e tyre shëndetësore.

Kështu ka bërë të ditur shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri.

“Sonte, si grup parlamentar i AAK-së ishim në vizitë tek minatorët grevistë të Trepçës, ku u informuam për gjendjen e tyre shëndetësore në ditën e dhjetë të grevës”, ka njoftuar Tahiri.

Postimi i plotë:

Kjo grevë është sociale dhe nuk është politike – Qeveri vepro urgjent!

Sonte, si grup parlamentar i AAK-së ishim në vizitë tek minatorët grevistë të Trepçës, ku u informuam për gjendjen e tyre shëndetësore në ditën e dhjetë të grevës.

Nga afër pamë që shëndeti i minatorëve është në gjendje alarmante dhe se veprimi i Qeverisë duhet të jetë i shpejtë në funksion të shpëtimit të jetës së minatorëve. Kjo grevë është sociale dhe nuk është politike.

Sindikatën e minatorëve e njoftuam, që si parti, nuk jemi këtu për interes politik, por për t’u solidarizuar me ju, duke qenë të gatshëm që të japim kontributin tonë në ngritjen e shqetësimeve të tyre dhe zgjidhjen e problemit përmes mekanizmave në Parlament të Kosovës.

Të ngjashme