Deputetët e Listës Serbe mbërritën në Kuvend për regjistrim, a do të votojnë për zgjedhjen e kryeparlamentarit?

Prishtinë | 14 Pri 2025 | 09:19 | Nga Gzim Mujaj

Deputetët e Listës Serbe mbërritën në Kuvendin e Kosovës për të kryer procedurat e nevojshme të regjistrimit si deputetë, raporton Ekonomia Online.

Ende nuk dihet se çfarë qëndrimi do të mbajnë deputetët e Listës Serbe në seancën e nesërme konstituive të Kuvendit: a do ta votojnë a jo për zgjedhjen  e kandidatit për kryetar të Kuvendit, që do të propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje.  

Gjatë ditës së sotme pritet regjistrimi i deputetëve të rinj të Kuvendit të Kosovës nga radhët e koalicionit AAK-Nisma.

Sipas rezultatit zgjedhor të 9 shkurtit, ky koalicion ka siguruar gjithsej tetë ulëse në Kuvendin e Kosovës, me pesë deputetë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe tre nga Nisma Socialdemokrate.

Regjistrimi pritet të kryhet deri në orën 16:00.

Javën e kaluar këtë proces e kanë përfunduar Vetëvendosje, PDK-ja e LDK-ja, ndërsa nesër pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Të ngjashme