Deputetët e PAN-it, kanë mbërri në Kuvendin e Kosovës. Kryesuesi Adem Mikullovci ka ndërprerë seancën deri në orën 14, kjo pasi që ka munduar koalicioni PAN, raporton Ekonomia Online.
Kjo ishte hera e shtatët ku nuk mundi që të zgjidhet kryetari i Kuvendit. Seanca e 24 gushtit ishte tentimi i gjashtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Ndërsa nënkryetari dhe deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë për lajmi.net se kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci e ka shtyrë seancën për në orën 14:00 pa u konsultuar fare me ata.
“Ne ishim në pritje të katër deputetëve të koalicionit tonë, që ishin vonuar për seancë, dy nga PDK, një nga AAK dhe një nga NISMA”, ka thënë Krasniqi.