Deputetet e PDK-së e VV-së debatojnë ashpër në Komision, shkak raportimi i Bislimit

Prishtinë | 31 Maj 2023 | 11:53 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetet e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe të Lëvizjes Vetëvendosje kanë debatuar me tone të ashpra në Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, raporton Ekonomia Online.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi e ka pyetur Andin Hotin, kryetarin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur lidhur me çështjen e personave të zhdukur në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Madje ajo ka kërkuar sqarime për termin i zhdukur me dhunë dhe me forcë, nocione këto që sipas saj, janë prezantuar nga zv.kryeminsitri Besnik Bislimi.

Me këtë rast ka ndërhy deputetja e VV-së, Fatmire Kollqaku, duke ai ndërprerë fjalën, duke thënë se ka rend në Komision.

Edhe deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha tha se duhet përgjegjësi.

Të ngjashme