Shumë qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në atë që është quajtur “prova e dytë për protestë” e organizuar nga lëvizja Vetëvendosje.
Protesta po mbahet në tri sheshe të Prishtinës: Në sheshin “Skënderbeu”, në sheshin “Ibrahim Rugova”, si dhe në sheshin “Adem Jashari”.
Këto sheshe i kufizojnë godinat e institucioneve qendrore: Presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë.
Nga, aty protesta po vëzhgohet edhe nga zyret e grupit parlamentar të VV-së, shkruan Reporteri.
Shefi i deputetëve të VV-së, Rexhep Selimi, deputetët Artan Abrashi e Gazmend Gjyshnica nga distanca po vëzhgojnë ecurinë e provës së dytë për protestë.
Bashkë me ta e buzëqeshur shihet edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.