Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë duartrokitur bashkërisht gjatë fjalës së kryeministrit Albin Kurti, i cili deklaroi se fitorja në atë pjesë është në dorën e tyre.
Kryeministri Albin Kurti, tha se shoqërimi i kryetarëve të rinj me forca të sigurisë nuk është vendim politik por vlerësim i organeve të sigurisë, për të cilin tha se e ka mbështetur atëherë e njëjtë e mbështet edhe sot.
Ai tha se të shumtë janë ata që praninë e policisë e kanë quajtur si hyrje me forcë në ndërtesë, e që sipas tij, s’ka nevojë të quhet ashtu, sepse ajo ndërtesë është e Kosovës.
“Policisë së Kosovës i duhet Qeveria dhe e ka, Policisë së Kosovës i duhet Kuvendi dhe ju duhet ta dëshmoni. Është në dorën tonë fitorja dhe mbetet në dorën tonë fitorja e ligjit në atë pjesë”, tha Kurti.