Deputetët e Lëvizjes vetëvendosje dhe shumë nga deputetët e koalicionit LAA kanë mbërritur në sallën e Kuvendit.
Seanca ishte thirrur për në ora 10, por ajo ende nuk ka filluar. Në seancë nuk do të marrin pjesë deputetët të koalicionit PAN, raporton EO.
Ndërsa kryesia e LDK-së është duke mbajtur mbledhje që nga ora 9 dhe një pjesë e deputetëtve të kësaj partie ende nuk kanë mbërritur në sallë.