Deputetët i kërkojnë përgjegjësi Ejupit për diskriminim gjinor në ACC, ai thotë se nuk ka lidhje partiake

Prishtinë | 01 Nën 2022 | 10:19 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione është takuar me: Bujar Ejupi, drejtor i përgjithshëm në Autoritetin e Aviacionit Civil; Naim Qelaj, Avokat i Popullit, dhe  Jeton Koca, kryetar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e këtij Komisioni Duda Balje, tha se takimi ka pasur për qëllim shqyrtimin e peticionit të pesë grave – zyrtare në Autoritetin e Aviacionit Civil (AAC), lidhur me pretendimet e tyre, kundër diskriminimit gjinor, nga ky Autoritet.

“…sot ju kemi thirrur për të marr informata për ato gra, raportim qe e kemi marr nga kemi gjet hapësirë për me diskutuar për këtë”.

Kryetari Ejupi tha se kanë ardhur në këtë situatë për shkak të informacioneve jo të vërteta.

“… qëllimi është me rregulluar me gjet zgjidhje dhe duhet të bashkëpunojmë. Kemi ardh në këtë situatë sepse kamë ardh informacione jo të vërteta. Raporti i Avokatit të Popullit 2021 ka kërkuar prej neve mu u përgjigj për një grup për diskriminim, te na ka ardhur pse nuk po promovohen persona, por tekë ne nuk ka procese të promovimit, nuk ka pasur konkurs”.

“Si institucion jemi në zbatim te rregulloreve të qeverisë. Pas daljes së raportit të Avokatit të Popullit kam qenë i befasuar me disa raste, nëse Avokati i Popullit nëse kish me kërkuar nga ne përgjigje nuk kishim qenë këtu”.

Balje sërish ka insistuar se këtyre pesë zyrtareve u është bërë e padrejtë.

“Me qenë një po janë 5, pse keni lejuat 5 gra nga ju të vijnë tek ne, pse nuk keni gjetur zgjidhje për to për to”..

Ejupi shtoi më pas se për disa nga vendimet ka qenë i detyruar të veprojnë në atë mënyrë.  

“Jam drejtor sipas ligjit, kam qenë i detyruara për disa kërkesa e sidomos këto për avancim sepse janë përtej kompetencave të mia”.

Deputetja e VV-së, Eliza Hoxha foli për rastet duke specifikuar me emra e atyre që sipas saj, janë diksrimuniar nga ACC-ja.

“Unë do të jem konkrete do të kalojë me emra, rasti i parë: Lenidta Kika-Berisha, drejtoreshë në departamentin për siguri dhe cilësi, drejtori i përgjithshëm ka lëshuar vendim që i’a marr të gjitha përgjegjësit profesionale pas 17 vite pune në këtë institucion dhe i‘a kalon një zyrtari më të ulët”.

“Rasti i dytë Hysa Matoshi, drejtoreshë e departamentit administrata dhe për burime njerëzore, drejtori lëshon vendim për t’ia larguar asaj të gjitha përgjegjësit duke ndryshuar formën e raportimit të zyrtarëve dhe t’i raportojnë direkt drejtorit dhe jo asaj”.

“Besnike Ukmata, drejtorësh e departamentit për bashkëpunim ndërkombëtar, drejtorit i përgjithshëm përmes komisionit disiplinor të emëruar nga vet ai e ka larguara pas 15 vitesh pune në ACC, pastaj KPMShCK më pas e ka anuluar këtë vendim duke e vlerësuar atë me shumë shkelje ligjore”.

“Albulena Gërgjaliu, inspektore e shërbimeve të navigacionit ajror, drejtori i përgjithshëm nuk ka pranuar qe kjo inspektore të marr pagën e inspektorit. KPMSHCK ka vlerësues se kjo i shkelë të drejtat e saj”.

“Leonora Ibraj, zyrtare në departamentin e sigurisë se fluturimeve, drejtori i përgjithshëm nuk pranon që asaj t’i lëshohen inicialet e inspektorit edhe pse ajo i ka përmbushur të gjitha kushtet”, tha Hoxha.

Drejtori Ejupi, iu është përgjigjur kritikave që janë bërë ndaj tij duke thënë se në këtë rast problem është rregullorja e AAC-së.

“Rregullorja aktuale është rregullorja e 2011-tës e cila aprovohet nga drejtori i përgjithshëm, drejtorët paraprak kanë bërë ndryshime në këto rregullore nga ajo ka pasur edhe shtim të pumës. Si drejtor nuk kam bërë asnjë  ndryshim. Unë prej 2020 prej se jam bërë drejtor kur kam shkuar ka pasur pakënaqësi, ka pasur diskriminim mesë veti, diskripancë të pagave. Problemi nuk është duke u caktuat sot problemi është shumë moti”, tha ai.

Anëtari i komisionit, Alban Bajrami, ka pyetur drejtorin, se a njihet me ish-ministrin Arban Abrashi, pasi që Ejupi është punësuar në AAC sa Abrashi ishte ministër, raporton EO.

“Ne kohen kur keni ardhur në këtë pozitë kush ka qenë ministër dhe lidhjet e juaja me atë ministër. Ju jeni vendos në këtë pozitë kohë kur ka qenë ministër Arban Abrashi, ju keni qenë pjesë e fushatës së Abrashit për komunën e Prishtinës”, tha ai.

Ejupi duke iu përgjigjur Bajramit tha se njihet me Abrashin si shoqëri dhe sipas tij, ai nuk është pjesë e as një strukture politike.

“Po me Arban Abrashin kam pasur lidhje, kam 15 vjet përvojë pune në Aviacion Unë personalisht nuk jam pjesë as një strukture politike, në Facebook temin jam shok me të edhe me shumë të tjerë”, tha ai.

Të ngjashme