Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyren e AKI-së, Ganimete Musliu ka njoftuar se në takim me drejtorin e kësaj agjencie, Petrit Ajetin u diskutua për dy tema incidenti i alpinistëve në veri dhe qarkullimi i një dokumenti i quajtur “non-paper”, raporton Ekonomia Online.
Pashtu Musliu tregoi se është marrë vendim për një takim tjetër të radhës me Ajetin.
“Kishim takim njoftues me drejtorin e ri të AKI-së, por gjithsesi pati edhe pyetje që parashtruam unë dhe anëtaret e Komisionit. Vlen të ceket se dy nga pyetjet e parashtruar ishin: informacione rreth incidentit me alpinistët në veri të Mitrovicës dhe poashtu e pyetjen se a ka njohuri rreth një sekreti publik që është diskutuar jo vetëm në qarqet e brendshme po edhe ato ndërkombëtare, pra ‘non-papers’ që është diskutuar mjaftë”, është shprehur ajo.
“E lam takim të radhës pas disa ditësh po shpresoj shumë që e kemi filluar mbarë dhe uroj që të kemi bashkëpunim si komision dhe të jemi në krye të detyrës që të japim maksimumin sa i përket mbikëqyrës dhe kontrollit demokratik të këtij agjencinë, presim bashkëpunim edhe nga drejtori”, ka shtuar ajo.
Musliu gjithashtu tha se u vendosë që të ftohet në Komision kryeinspektori në mënyrë që të ketë pasqyrim të qartë rreth gjendjes në AKI, raporton EO.
“Në javën e ardhshme morëm vendim që ta ftojë kryeinspektorin si zinxhir organizativ që është brenda për brenda. Po besoj që pas takimi do ta kemi një pasqyrë të qartë se ku qëndron agjencinë dhe pastaj do të shohim se ku qëndrojnë mundësitë tona” ka thënë ajo.
Kryetarja e Komisionit, Musliu poashtu tha se po parashihet ndryshim plotësimi i Ligjit të AKI-së.
“Jemi në diskutim e sipër që kemi nevojë për ndryshim plotësimin e ligjit të AKI-së, do të shohim a është në agjendën e programit qeverisës. Ai na njoftoi që këto dy çështje e kanë vëmendjen e agjencinë”, ka thënë për fund ajo.