Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit , Blerim Kuci, në raportimin para Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Kosovë, ka sqaruar kronologjikisht situatën me kompaninë Kelkos dhe dhënien e lejeve dhe licencave nga MEA-ja dhe ZRrE-ja, raporton Ekonomia Online.
Kuçi se të gjitha lejet që i janë dhënë kompanisë Kelkos janë bërë publike dhe i gjithë dokumentacioni në është në dispozicion nga Ministria.
“Për herë të parë të gjitha lejet dhe aktet që janë lëshuar në raport me kompanitë në fjalë janë bërë publike. Të gjithë materialin sa i përket hidrocentraleve ju e keni në dispozicion. Ky proces është konform ligjeve dhe akteve ligjore që i kemi në fuqi, dhe organet hetuese janë brenda këtij procesi”, ka thënë Kuçi.
Ai u shpreh se nuk bërë presion tek askush dhe se lejet janë shqyrtuar nga përsonat kompetentë.
“Asnjë presion nga unë si ministër sepse personat e tjerë janë kompetentë. Procesi nënshkruhet nga sekretari dhe ministri nuk nënshkruan në këtë dokumentacion. Unë nuk i ik përgjegjësisë si ministër sepse kompetencat e mia janë të përcaktuara me ligj dhe në këtë proces nuk ka pasur asnjë indikacion që ka pasur shkelje në këtë proces sepse përndryshe do t’i ftoja në raportim”, ka thënë ministri Kuci.
Përveç tij, kanë raportuar edhe Fatos Qerimi, sekretar i përgjithshëm; Arsim Janova, kryesues i Bordit dhe Petrit Pepaj, drejtor menaxhues i Zyrës së Rregullatorit për Energji si dhe Arben Çitaku, ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë.
Ndërsa, kryesuesi i Bordit të ZRrE-së, Arsim Janova ka thënë se vendimet e janë në përputhje me ligjin.
“Ne vendimin e fundit që e kemi marrë është në përputhje të plotë me ligjin. Licenca që ka qenë një vjeçare dhe që kanë skaduar në këtë vit ne e kemi ndërprerë operimin ë këtyre hidrocentraleve, dhe kur na është sjellë leja mjedisore ne pastaj e kemi lejuar sepse jemi të obliguar me ligj. Sa i përket procesit të licencës afatgjate ne mendojmë që jemi në procesin e ligjit”
Kryesuesja e komisionit Eliza Hoxha ka kërkuar të dijë nga ministri Kuci, se a i kanë plotësuar kushtet operatorët e licencuar , meqenëse para dy jave ishte thënë se nuk i plotësojnë kushtet.
“Neve na është thënë që Kelkos nuk i ka përmbushur kushtet, dhe tani vijmë në një moment të ri ku të gjitha procedurat teknike duket se janë plotësuar dhe dy nga operatorët janë licencuar dhe për mua është me rëndësi të di se si u plotësuan kushtet për dy javë”, tha Hoxha.
Po ashtu, Deputeti Haxhi Avdyli ka thënë se është i habitur për mënyrën se si janë sjellë lejet mjedisore
“Me të vërtet është e habitshme se si janë sjellë këto leje mjedisore, me kaq nguti të mëdha, por po mundohemi me ju arsyetua se nuk i keni shkelur. Neve duet të na sqarohet se a ka pasur ndonjë presion nga ndonjë ambasadë e huajë”
Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri ia ka kujtuar ministrit Kuçi se gjendja e ambientit është e pa pranueshme në grykën e Deçanit.
“Ne si deputet si Kuvend, qellim kemi për t’i mbikëqyrë bizneset dhe komunitetin, me sa kemi parë dokumentet ne ministri gjendja është e pa pranueshme dhe ne si komision nuk kemi pasur bashkëpunim me juve si ministri. Gjendja është e pa pranueshme dhe ju lëshoni leje mjedisore”, tha Gaxherri.
Ndërsa Deputetja Minoza Kusari-Lila ka kërkuar të di se kush janë inspektorët dhe a kanë sjellë raport sa i përket kushteve në Kelkos.
Resurset ujore nuk mund të përdoren nëse ato cenojnë të drejtën e banorëve të giithë atyre që kanë të drejtë shfrytëzimi. Ju ministër keni thënë që Kelkos nuk ka leje, a ju raporton juve sekretari, sepse duke se ministria e ekonomisë është si kompani private. Kush janë inspektorët qe e kanë sjellë raportin e kushteve që kanë qenë në Kelkos”
Të enjten, me datën 12 nëntor, Zyra e Rregullatorit të Energjisë së Kosovës, ZRRE, i dha kompanisë austriake KelKos një licencë 40-vjeçare për të prodhuar energji elektrike nga dy hidrocentrale të saj, “Belaja” dhe “Deçani”, të cilat kanë qenë objekt i protestave prej vitesh nga aktivistët e mjedisit.