Nesër do të mblidhen deputetët e Kuvendit i Kosovës me fillim prej orës 11:00.
Në rend të ditës do të jenë pyetjet parlamentare.
Ndërsa, të enjten Kuvendi i ka mbajtur dy seanca plenare. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka përsëritur thirrjen që në fshatin Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, të kryhet hetim ndërkombëtar.
Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka dhënë përkrahje rezolutës së Partisë Demokratike të Kosovës, me të cilën synonte mbështetjen për Policinë e Kosovës, që në afat prej dy javësh të prezantonte para Kuvendit projektligjin për pensionimin e parakohshëm të Policisë, buxhetin e mjaftueshëm për sigurimin shëndetësore dhe të përmbushet obligimi për shtesat e rrezikshmërisë.