Në Kuvendin e Kosovës po mblidhen deputetët për seancën e jashtëzakonshme ku do të shqyrtohen masat konkrete ekonomike e financiare që duhet t’i ndërmarrë Qeveria e Kosovës për të tejkaluar sfidat e rimëkëmbjes ekonomike në adresimin e pasojave të pandemisë së Corona Virusit “Covid 19”.
Deputetët e partisë në pushtet – VV po e bojkotojnë seancën e cila është thirrur nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputetë të tjerë.
Në rend të ditës është: Propozimi dhe miratimi i masave konkrete ekonomike e financiare që duhet t’i ndërmerr Republika e Kosovës për të tejkaluar sfidat e rimëkëmbjes ekonomike në adresimin e pasojave të pandemisë së Corona Virusit “Covid 19”, me qëllim të përballimit sa më të suksesshëm të pasojave e shkaktuara (aktuale dhe të ardhshme), në drejtim të parandalimit të krizës eventuale ekonomike, zvogëlimit të humbjeve ekonomike dhe ofrimin e mbështetjes së domosdoshme veçanërisht për sektorin privat në Kosovë.