Deputetët nuk e votojnë rezolutën e Osmanit për zv.kryeministrin Rakiq

Prishtinë | 09 Kor 2020 | 14:27 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë votuar rezolutën e propozuar nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Pas propozimit të kryeparlamentares Vjosa Osmanit, deputetët e Kuvendit nuk kanë votuar pro që kjo rezolutë të hyjë në rend të ditës.

Derisa në sallë ishin 79 deputetë, pro kanë votuar vetëm 55 prej tyre.

“55 vota për dhe 1 abstenim nuk hyn në votim në sallë ishin 79”, bëri të ditur Osmani.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka propozuar sot një rezolutë në Kuvend pas deklaratës së Listës Serbe për situatën në veri, si dhe konferencën ku zëvendëskryeministri Goran Rakiq njofton për vendosjen e karantinës në veri.

“Propozoj që të hyj në rend të ditës, kjo propozim rezolutë. Kuvendi i Kosovës propozon: Pika 1 Rikonfirmon se sovraniteti i Kosovës është i pacenueshëm çdo thirrje tjetër kërcënon themelet e shtetit të Kosovës.

Pika 2 Rikonfirmon se të gjitha subjektet kanë për obligim që të punojnë për interesin e vendit.

Pika 3 Kuvendit fton qeverinë që të mos lejojë asnjë anëtar të saj që të jetë i angazhuar në fushatën e Serbisë kundër Kosovës. Kuvendi kërkon që të shkarkojë të gjithë ata që bëhen pjesë e këtyre thirrjeve.

Pika 4 Nëse qeveria nuk e shkarkon brenda javës, atëherë Kuvendi do të thërrasë mocion për këtë çështje”, tha Osmani.

Të ngjashme