Projektkodi Civil nuk ka kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës, pasi 29 vota ishin kundër, 28 për dhe katër deputetë kanë abstenuar.
Në momentin e votimit në Kuvend ishin 77 deputetë, por 16 prej tyre nuk morën pjesë në votim.
Pika që deputetët kishin mospajtime gjatë seancës të së mërkurës ishte neni i cili do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i “bashkësive civile” ndërmjet personave me gjini të njëjtë.
Vlen të përmendet se liderët e partive opozitare Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj nuk ishin prezentë fare në momentin e votimit të këtij Projekt Kodi.
Pro Projektkodit Civil votuan:
- Glauk Konjufca (LVV)
- Mimoza Kusari-Lila (LVV)
- Vasfije Krasniqi (LVV)
- Armend Muja (LVV)
- Fatmire Mulhaxha-Kollçaku (LVV)
- Avni Dehari (LVV)
- Artan Abrashi (LVV)
- Fitore Pacolli (LVV)
- Jahja Koka (LVV)
- Haki Abazi (LVV)
- Ardian Gola (LVV)
- Arbër Rexhaj (LVV)
- Dimal Basha (LVV)
- Mirsat Shkreta (LVV)
- Doarsa Kica-Xhelili (LVV)
- Besim Muzaqi (LVV)
- Arjeta Fejza (LVV)
- Jeta Statovci (LVV)
- Shqipe Selimi-Mehmeti (LVV)
- Gani Krasniqi (LVV)
- Tinka Kurti (LVV)
- Enver Haliti (LVV)
- Yllza Hoti (LVV)
- Agon Batusha (LVV)
- Salih Zyba (LVV)
- Venedis Lahu (LVV)
Kundër:
- Labinotë Demi – Murtezi (LVV)
- Eman Rrahmani (LVV)
- Burim Karameta (LVV)
- Gramoz Agusholli (LVV)
- Visar Korenica (LVV)
- Driton Hyseni (LVV)
- Fitim Haziri (LVV)
- Drita Millaku (LVV)
- Fjolla Ujkani (LVV)
- Ekrem Mustafa (LVV)
- Alban Bajrami (LVV)
- Halil Thaçi (LVV)
- Milazim Salijaj (LVV)
- Nijazi Isaku (LVV)
- Besnik Tahiri (AAK)
- Time Kadrijaj (AAK)
- Pal Lekaj (AAK)
- Bekë Berisha (AAK)
- Albana Bytyçi (AAK)
- Mërgim Lushtaku (PDK)
- Kundër kanë votuar edhe deputetët e komuniteteve jo-shumicë.
Abstenuan:
- Gazmend Gushinca (LVV)
- Hydajet Hyseni (LVV)
- Mirlinda Tishukaj – Sadiku (LVV)
- Driton Hyseni (LVV)
Një pjesë e madhe e deputetëve të LDK-së dhe PDK-së, edhe pse ishin prezentë në sallë në momentin e votimit, nuk morën pjesë në proces.