Pas tri orë debati lidhur me taksën 100 % ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkuar në pauzë, shkruan Ekonomia Online.
Seanca e jashtëzakonshme për taksën pritet të fillojë pas një ore.
Gjatë kësaj seance deputetët opozitarë e kanë kritikuar kryeministrin Albin Kurti se po bën lojëra me taksën vetëm për t’i ikur dialogut me Serbinë.