Para fillimit të seancës jashtëzakonshme për Projektligjin për Buxhetin për vitin 2020, deputetët kanë pritur në radhë për matje të temperaturës për shkak te rrezikut nga Coronavirusi, raporton Ekonomia Online.
Qeveria e Republikës së Kosovës dje ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme, në të cilën ka marrë vendim për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me COVID-19.
Deri më tani në Kosovë janë tri raste të konfirmuar me Coronavirus.