Parlamentarët francezë e kanë pritur me ovacione sot një deputet që është rikthyer në punë për herë të parë që kur rezultoi pozitiv me COVID-19 dhe kaloi një muaj në komë si pasojë e kësaj, shkruan Reuters.
Kryeparlamentari, Richard Ferrand, i ka thënë deputetëve se po ia binën Jean-Luc Reitzerit, që ishte shtrirë në spital në mars dhe kaloi dy muaj e gjysmë në spital duke u trajtuar për efektet e virusit. Madje ai kishte qëndruar në komë një muaj.
Anëtarët e Parlamentit u ngritën në këmbë dhe aplauduan Reitzerin, derisa bëri rrugën deri te mikrofoni për fjalimin.
“Faleminderit, jam i prekur”, ka thënë ai.
Reitzer ka qenë anëtar i parlamentit që nga viti 1988 dhe është anëtar i partisë së qendrës së djathtë Les Republicains.