Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, ka njoftuar se i ka bërë një kërkesë zyrtare kryeministrit Avdullah Hoti për rrivarrimin e heroinës Qerime Radisheva nga Kruja në Kosovë.
Syla ka thënë se është marrë një vendim nga Këshili Bashkiak i Krujës për zhvendosjen e varrit të Shote Galicës, por sipas tij, ajo duhet të pushojë në Kosovë, pranë bashkëudhëtarit e bashkëluftëtarit, Azem Galica.
Njoftimi i plotë i Sylës:
Të nderuar qytetarë,
Të hënën me 27 korrik, i kam adresuar një kërkesë Kryeministrit Avdullah Hoti, për të nxjerr vendim qeveritar për rivarrimin e Heroinës Qerime Halil Radisheva (Shote Galica) në Kosovë.
Këshilli Bashkiak i Krujës, ka vendosur që të zhvendos varrin e Shote Galicës në një lokacion tjetër, por, Heroina e meriton të pushojë pranë bashkëluftëtarit dhe bashkudhëtarit të saj Heroit Azem Bejtë Galica.
Një varr i zbrazët që e shihni në foto, është pikërisht vendpushimi i saj në Galicë të Vushtrrisë, pranë Azemit.
Mbes me shpresë që kjo kërkesë do të realizohet!