Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum ka thënë se në takimin që ka pasur me kreun e shtetit serb, Aleksandar Vuçiq kanë diskutuar për çështjen e Kosovës.
Ai me këtë rast tha se Vuçiq ka një rol konstrkutiv në çështjen e dialogut.
“Mendoj se Vuçiq ka një rol shumë konstruktiv në lidhje me këto çështje. Ne duam që një ditë të vijë në një zgjidhje dhe të kërkojmë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nga palët gjermane dhe evropiane,”, deputeti gjerman, transmeton Klan Kosova.
Ai tha se në samitin e djeshëm, i cili u organizua nga Gjermania dhe Franca në Berlin, u zhvilluan, siç tha ai diskutime të dobishme në drejtim të ringjalljes së dialogut.
Krihbaum theksoi nevojën për stabilizim në rajon, si dhe stabilizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës.
Vuçiq u takua edhe sot edhe me deputetin tjetër gjerman, Johan Vadepul.