Grevat në arsim, shëndetësi, dhe paralajmërimet për greva të tjera nga shërbyesit civilë, deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj po i cilëson si shantazhe.
Dreshaj ka shkruar në rrjetin social Facebook, se sindikatat me prapavija politike, nuk meritojnë të udhëheqin me fatin e punëtorëve.
“Nuk bëhet shteti me shantazhe. Sindikatat me prapavijë politike dhe njerëzit e papërgjegjshëm në krye të tyre nuk e meritojnë të udhëheqin me fatin e mijëra punëtorëve që e duan Kosovën si shtet”, ka shkruar Dreshaj në Facebook.
Postimi i plotë:
“Po nis një javë e re me tituj:
-Arsimi s’e ndalë grevën, duam paga edhe më të larta
-Kardiokirurgët, greva nuk ndalet, nuk dorëzohemi
-Doganat, do të futemi në grevë, meritojmë më shumë
Shërbyesit civil, edhe ne do të futemi në grevë
-Ndërkohë, dikush vë kushte me mosvotim buxheti për arsye të ndryshme!
Nuk bëhet shteti me shantazhe.
Sindikatat me prapavijë politike dhe njerëzit e papërgjegjshëm në krye të tyre nuk e meritojnë të udhëheqin me fatin e mijëra punëtorëve që e duan Kosovën si shtet”.