Deputeti i AAK’së, Gazmend Syla ka deklaruar se për tre muaj të qeverisë Kurti, Serbia kurrë nuk ka qenë më e pushtetshme në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë.
Syla thotë se falë qeverisë Kurti, Serbia e ka ngritur dukshëm imazhin e saj në botë.
“- U nxit urrejtje ndërshqiptare deri në thirrje për vëllavrasje. Shumë aktivistë të VV-së tënde e deri në kryetar komune, u intervistuan nga policia për këtë shkak. Fal jush, klima politike në vend, kurrë nuk ka qenë më e acaruar.
– U fye Lufta Çlirimtare dhe UÇK-ja, Dëshmorët dhe Martirët, në mënyrë të paparë këto dy dekada.
– Raporti me SHBA e shtetet mike nuk mbahet mend të ketë qenë në pikë më të ulët”, ka shkruar ai.