Deputeti i AAK-së i bindur se koalicioni është stabil, Ligji për Rimëkëmbje në seancë të jashtëzakonshme

Prishtinë | 04 Tet 2020 | 07:55 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rasim Selmanaj në një intervistë për Ekonomia Online ka deklaruar se koalicioni qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) është stabil.

 “Normal që Qeveria e Kosovës ka shumë sfida përpara mirëpo koalicioni vazhdon me qenë stabil dhe mi kryer përgjegjësitë e veta”.

Sipas tij, pas shumë dështimeve Ligji për Rimëkëmbje në seancë të jashtëzakonshme.

“Mos votimi i ligjit për rimëkëmbje ekonomike po ndodh në mungesë të votave të mjaftueshme për faktin se edhe PDK edhe VV-ja nuk po e përkrahin kështu që na mbetet neve si koalicion që në një seancë të jashtëzakonshme ta votojmë këtë ligj”.

“Është e drejtë e PDK-së që të ketë kërkesa dhe iniciativa si parti politike dhe si grup parlamentar, por megjithatë pakon të cilën e ka sjellë Qeveria duhet të kalojë në Kuvend”.

Selmanaj arrestimet e fundit nga Specialja, i konsideron të papranueshme dhe të padrejta.

“Ne tash fatkeqësisht do t’i vuajmë pasojat e një vendimi të padrejtë që fatkeqësisht e ka votuar parlamenti i Kosovës”.

“Arrestimet që kanë ndodhur për neve janë të papranueshme dhe mendoj që këto dy arrestime e fundit të kryetarit të OVL-së dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj janë të padrejta dhe të panevojshme sepse asnjë rast nuk e kemi që dikush është ftuar nga Gjykata Speciale dhe që nuk ju ka përgjigjur”.

Të ngjashme