Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nasuf Bejta, ka reaguar pas rasteve të vrasjeve, plagosjeve e të rrahjeve që ndodhën ditëve të fundit në vend.
Bejta, i cili është pjesë grupit parlamentar të Vetëvendosjes (nga subjekti “Guxo”) ka apeluar të mos ndodhin këto fenomene, duke shtuar se ne se si popull mjaft jemi vrarë e rrahë nga armiku, duke drejtuar apel që këtë mos ta bëjmë mes nesh.
“Vërtet ngjarjet që po ndodhin ditëve të fundit, vrasje, plagosje e rrahje janë të rënda dhe tejet shqetësuese”, ka shkruar Bejta, në Facebookun e tij.
“Mjaft jemi vrarë, rrahur e maltretuar nga armiku. Mos të vritemi mes veti, të dashur vëllezër e motra”.
“Shpresoj që mos të kemi më këso raste. Lus organet e rendit që ta bëjnë punën e tyre dhe autorët të marrin dënimin e merituar”, përfundon postimi i Bejtës.